Flasin bukuroshet që fjetën me futbollistin, ja çfarë bëmë

Ish-sulmuesi i Anglisë, Andy Carroll i ishte afruar një vajze të quajtur Taylor Jane Willkey dhe kishte nisur të bisedonte me të pasi e kishte takuar në një bar.

27 vjeçarja pretendon se ish-futbollisti i Newcastlet dhe Liverpoolit i ishte afruar asaj dhe shoqeve të saj para se ajo të përfundonte në suitën e tij të hotelit në Dubai bashkë me një shoqe të saj.

Ajo gjithashtu këmbëngul se nuk e dinte se futbollisti i njohur ishte duke e kaluar natën e beqarisë, ndërsa do të martohej pak ditë më pas.

Gruaja e tij, Billi Mucklow është tërbuar pasi i ka parë fotografitë që i ka postuar Taylor Jane Willkey, e shtrirë në shtrat me futbollistin, i cili ishte duke fjetur pasi paraprakisht ishte në gjendje të dehur.

Ajo insiston se nuk kishte bërë seks me Caroll as ajo e as biondja tjetër pasi ky i fundit nuk ishte në gjendje të bënte asgjë shkaku i gjendjes së tij të rënduar.

“Ishte një ditë e mrekullueshme, pijet po rridhnin gjithandej. Andy dukej se po ia kalonte mjaft mirë. Ai erdhi për të biseduar me ne dhe pyeti se çfarë ishim duke bërë. Dukej mirë, si një zotëri. Por, askush nuk e përmendi se ai po e kalonte natën e beqarisë. Na u tha se ishte një festë për djem që ishin në pushime. Nuk e dija se ai po martohej”, deklaroi ajo për “The Sun”.

Ato gjithashtu e hodhën poshtë çdo pretendim se në mes tyre dhe Caroll kishte ndodhur diçka.

“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë. Më fal Billi, e di se është e vështirë, por ne nuk bëmë seks. Ajo duhet ta dijë se nuk ka ndodhur asgjë në aspektin seksual në mes meje dhe Andit, ju betohem. Ai kishte pirë aq shumë sa që ra në shtrat dhe nuk u ngrit më deri të nesërmen. Ai nuk provoi asgjë. Edhe nëse do të kishte dashur, s’do të mundte pasi ishte shumë i dehur”, vazhdoi njëra prej vajzave.

Edhe bukuroshja tjetër që fjeti me Carroll e ka mbrojtur futbollistin anglez.

Në fotografitë e shfaqura shihet 33 vjeçari i zhveshur në pjesën e epërme të trupit dhe i rrethuar në shtrat nga dy bionde.

Çifti do të martohet këtë të diel, por deri tash ishte e paqartë nëse dasma do të mbahej, shkaku i tradhtisë së Carroll ndaj gruas së tij të ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraeli zhvillon sistemin revolucionar laserik që shkatërron granatat, dronët e raketat

Story i radhës

Shtëpitë muze të Shkodrës/ Pas shtëpisë “Luigj Gurakuqi” edhe shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës rrezikon shembjen

Të fundit nga