Flakët shkrumbojnë ullishtën e Elbasanit, Ilir Meta thirrje urgjente qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën nga zjarret në Elbasan, ku që prej pasdites vijon të digjet kurora e gjelbër e qytetit.

Ai i bën thirrje autoriteteve që të ndalin pushimet dhe të ndërhyjnë për të shuar flakët që kanë shkrumbuar disa hektarë ullishte në zonë.

Kurora e gjelbër e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!”, shkruan Meta në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sherr masiv në mes të qytetit, të rinjtë shqiptarë godasin me grushta njëri-tjetrin (VIDEO)

Story i radhës

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Të fundit nga