Flaka Krelani ironizon me fitoren e Ilirin, e quan “kthim të borxhit”

Fitorja e Ilir Shaqirit në Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta duke mos u pritur mirë nga të gjithë.

Edhe emra të njohur kanë shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësitë e tyre përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Një ironizim për fitoren e mbrëmshme të balerinit ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Flaka Krelani.

Flaka në vitin 2014 ishte përballë Lori Hoxhës në spektaklin “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese, ndërsa në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri, i cili dha vendimin përfundimtar të fituesit.

Fitorja e saj atë kohë kishte nxitur reagime të shumta, duke u konsideruar si një vendim i padrejtë nga disa.

Kjo ka bërë që këngëtarja nga Gjakova fitoren e mbrëmshme të Ilirit në Big Brother VIP ta konsiderojë si një “kthim borxhi” të Lorit ndaj tij duke ia dhënë çmimin kryesor të BB VIP.

“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa, të cilën e ka ri-postuar edhe Flaka duke shtuar: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.

Image

Postimi në Instagram

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Separatistët e mbështetur nga Rusia urdhërojnë mobilizim ushtarak në Ukrainë

Story i radhës

Armiku i Erdogan, kandidat për çmimin Nobel për paqen

Të fundit nga