Fjalët e fundit të viktimës së sulmit në Nice: I thoni fëmijëve të mi që i dua

Opinioni në Francë por edhe në gjithë botën është shokuar sot, pas sulmit të përgjakshëm që ka ndodhur sot në katedralen Notre Dame në Nice.

Sulmuesi me thikë në dorë ishte futur brenda katedrales duke bërtitur “Allah Akbar”, dhe më pas vrau tre persona dhe plagosi disa tjerë.

Në sulm kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, e njërës prej viktimave i është prerë koka. Policia pas intervenimit ka qëlluar sulmuesin të cilin më pas e arrestoi dhe e dërgoi për tretman në spital.

Anëtarja e Senatit francez, Jelle Garriaud-Maylam, ka zbuluar në opinion fjalët e fundit të njërës prej grave që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm.

“I thoni fëmijëve të mi që i dua”, këtu ishin fjalët e fundit të gruas që u vra në orët e para të mëngjesit në qytetin francez Nice, e cila arriti t’i thotë ato para se të humbte jetën. 

Ngjarja paraprake

Në Gjilan raportohen 14 mësimdhënës të infektuar me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Bebe Rexha shfaq patriotizmin e saj, krenohet që i ka bërë flokët kuq e zi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian