Fjalët e Casillas dhe Sarës pas ndarjes së tyre

Tashmë është zyrtare. Iker Casillas dhe Sara Carbonero janë ndarë.

Lajmi është konfirmuar të premten mbrëma, kur si ish-futbollisti ashtu edhe gazetarja kanë treguar për këtë përmes një publikimi në llogaritë e tyre në Instagram se do të marrin rrugë të ndryshme.

Pas disa muajsh zëra për lidhjen e tyre romantike, të cilat janë intensifikuar javën e fundit, çifti ka vendosur të përfundojë historinë e tyre të dashurisë pas 11 vitesh së bashku.

Iker ka thënë se për shkak të fëmijëve të tyre, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri tjetrit për t’i rritur siç është më së miri dy fëmijët.

“Ndihemi krenarë për familjen që kemi, por nga sot ne marrim rrugë të ndryshme, megjithëse jo të largëta sepse kemi misionin për t’u përkushtuar si prindër, siç kemi bërë deri më tani. Ishte vendim i mirëmenduar dhe ne e marrim në marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë.

Prioriteti ynë është mirëqenia dhe dashuria për fëmijët tanë, që ata të rriten në një mjedis të shëndetshëm.

Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto do të jenë fjalët e vetme publike, që ne do të bëjmë në të tashmen dhe në të ardhmen. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, përfunduan ata.

Ngjarja paraprake

Vrasja e Behar Sofisë/ Autori tradhton bashkëpunëtorët dhe zbulon gjithçka: E vrava kundrejt pagesës!

Ngjarja e ardhëshme

Tacchinardi 'vjell vrer' ndaj Ronaldos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian