FIZHT do ta publikojë thirrjen e parë publike për digjitalizim të shërbimeve në vetëqeverisjen lokale

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe UNDP (Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara) sot në konferencë për media do ta publikojë Thirrjen publike për digjitalizim të shërbimeve në vetëqeverisjen lokale.

FIZHT informon se qëllimi i thirrjes publike është të gjinden zgjidhje ose mjeteve digjitale që do të implementohen në pesë komuna pilot (Qendër Zhupë, Bogovinje, Shën Nikollë, Prilep dhe Kumanovë) dhe do të jenë në dispozicion të komunave dhe qytetarëve të tyre. Në prezantim do të marrin pjesë kryetarët e komunave të zgjedhura.

Në ngjarje, siç është njoftuar nga organizatorët, do të drejtohen Jovan Despotovski, Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Narine Sahakian, Përfaqësuese e përhershme e programit për zhvillim e Kombeve të Bashkuara. sn/

Ngjarja paraprake

Mot me diell dhe me vranësira të vogla dhe shi lokal

Ngjarja e ardhëshme

Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Energjetikë, Fanon në takim me Zaevin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian