Fituesi i vitit Albin Kurti, humbësi i vitit Hashim Thaçi

Rëndom në fundvit bëhen kalkulime, qoftë ato personale, familjare dhe në karrierë.

Megjithatë në anën profesionale, ne, si gazetarë bëjmë balancën politike të atij që humbi dhe ai që fitojë në vitin që po lëmë pas.

Fillimi i vitit që po lëmë pas e gjeti Kosovën më qeveri në detyrë, me zgjedhjet e fituara nga VV, dhe shumë afër saj LDK, e të cilat ishin në negociata të vazhdueshme për të arritur “koalicionin e shpresës”, i cili edhe ndodhi.

Ky koalicion nuk zgjati shumë, me vetëm 50 ditë, duke thyer kështu shpresën e atyre që prisnin ndryshim. Shkaktar i saj u bë Hashim Thaçi, njeriu që e nuhaste aromën e burgut, për të shpëtuar nga ajo po bënte çdo gjë që mundet.

Me ndihmën e atij arriti të krijonte një qeveri tjetër, jo pse e donte LDK, por se shpresonte se do të arrinte qëllimin e tij: të nënshkruante marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, përmes të cilës synonte të fitonte imunitet.

Deri këtu Hashimit i shkoi shumë mirë plani, me ironinë e fatit që me tu nisur për në SHBA, Thaçi njoftohet se është i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Një bombë e vërtetë për njeriun që në arritje të portës për të shënuar arbitri përfundon lojën. Ky ishte hapi i parë i dështimit të planit, pastaj shkoi z. Hoti në Shtëpinë e Bardhë, por jo edhe Hashimit, të cilit pas pak muajve i konfirmohet aktakuza.

I detyruar, Hashimi jep dorëheqjen, duke i dështuar kështu tërësisht plani i tij. Thaci dërgohet në Hagë, ku edhe është në burg në pritje të fillimit të procesit ndaj tij.

Kështu që mbeti edhe pa marrëveshje, pa postin e presidentit dhe krejtësisht në burg. Në anën tjetër, Albin Kurti, fitoi zgjedhjet, u bë kryeministër. Pastaj u shkarkua, mirëpo mbështetja për të vetëm sa është rritur. Kështu të paktën njoftojnë sondazhet, dhe ndjehet kudo një frymë pro tij.. Albini, është fitues sepse nuk u bë vegël e Hashiimit për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, nga e cila Thaçi synonte të përfitonte personalisht, nuk e kishte merak fatin e Kosovës.

Në fund të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e rrëzoj qeverinë Hoti, me vendin që pritet të shkoi në zgjedhje, dhe me VV që pritet të fitojë.

Derisa Albini vetëm u rrit, dhe pritet të kthehet prapë kryeministër, në anën tjetër Hashimi përfundoji në burg, duke humbur kështu pozitat që mbante, dhe dështoi tentativa e tij për t’i ikur drejtësisë.

Ngjarja paraprake

Aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar, lëndohen 7 persona

Ngjarja e ardhëshme

Pesë lojtarë të City do të mungojnë kundër Chelsea, shkaku i Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian