Fituesi i finales së Tiranës pranë transferimit te Interi

Mesfushori i Romës, Henrik Mikitarjan duket më pranë se kurrë një transferimi te Interi sipas raportimeve nga mediat italiane në ditën e sotme.

Armeni është në fund të kontratës me klubin verdhekuq dhe vetëm një ditë pas triumfit në finalen e Tiranës, ku Roma fitoi Ligën e Konferencës duket se po mendon menjëherë të ardhmen e tij, e cila duket larg “Olimpicos”.

Interi i ka ofruar 33-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare me opsion dhe për një vit të tretë me një pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Sipas “Sport Mediaset” nëse gjithçka shkon sipas planeve, lojtari pritet të kryej vizitat mjekësore me zikaltërit në javën e ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Digjet një veturë në rrugën Tetovë-Shkup

Story i radhës

Më shumë se 150 fëmijë të vrarë deri më tani në rajonin e Donetskut

Të fundit nga