Fitorja e zgjedhjeve nga Joe Biden, Ervin Salianji: Lajm i madh për shqiptarët, rënie e polit Rama-Vuçiç!

Pas shpalljes së fitores nga Joe Biden, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se ky është një lajm i madh edhe për shqiptarët, pasi nënkupton rënien e polit Rama-Vuçiç.

“Bluja e demokratëve ka ngjyrosur hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Biden  përforcohet bindja  që vëmendja ndaj  Shqipërisë e  Kosovës do vijojë me prioritet!” përfundon Salianji.

Postimi i plotë

SHBA mbetet SHBA, madhështia e lirisë; spektakli i demokracisë; energjia që thyen çdo traditë kur ndryshimi duhet!

Nuk ka inerci e ngadalësi në botën amerikane, kjo është madhështia e tyre.

Projeksiojet e medias së djathtë, Fox News shpallin President Joe Biden!

Për shqiptarët ky është gjithësesi një lajm i madh dhe me rëndësi, është po aq rënia e polit Rama/Vuçiç.

Bluja e demokratëve ka ngjyrosur  hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Biden  përforcohet bindja  që vëmendja ndaj  Shqipërisë e  Kosovës 🇦🇱 do vijojë me prioritet!

Ngjarja paraprake

Vështirë për t’u besuar! Ku ishte Donald Trump kur Biden u shpall fitues i zgjedhjeve Presidenciale?

Ngjarja e ardhëshme

Joe Biden fiton në zgjedhjet presidenciale në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian