Fitore të thella për Prishtinën e Kastriotin, fitojnë edhe Vëllaznimi e Drenica

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para të stinorit 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Favoritët, Prishtina e Kastrioti, kanë shënuar fitore të thella në hapje të kampionatit. Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 51:24 kurse Kastrioti i Ferizajt fitoi në Prizren me rezultat 43:14.
Dukshëm më tepër rivalitet kishte në Vushtrri e në Gjilan. Në Vushtrri, skuadra vushtrriase pësoi 34:31 nga Vëllaznimi i Gjakovës. Ndërkohë në Gjilan, Drenica e mposhti Zhegrën vendase me rezultat 32:28.
Ndeshja në mes të Besa Famgas e Trepçës luhet të dielën nga ora 17:00.

Zhegra – Drenica 28:32 (13:14)

Zhegra: Ibrahimi, Murseli 4, Haziri 11, Aliu 2, A. Isufi, F. Isufi, L. Haziri, Agushi 1, E. Isufi, Ad. Isufi 9, Sh. Shaqiri 1, E. Shaqiri

Drenica: Beci, Muqolli, Kastrati 12, Mehmeti 11, Zekaj 4, Hamza 1, Sahiti, Binaku 3, Baliu, Batatina 1, Zariqi

Prizreni – Kastrioti 14:43 (7:27)

Prizreni: Etemi, Berisha, Bytyqi 1, Skenderi, Ferati, Buqaj, D. Bytyqi 1, Thaqi 2, Ahmetaj, Krasniqi, Q. Thaqi, Topalli 6, Koro, Gashi 3, Selmani

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 3, Selmani 7, Qerimi 1, Hoxha 2, Shabani 11, Rudari 5, Bytyqi 3, Mustafa 8, Brahimi 2

Prishtina – Llapi 51:24 (18:15)

Prishtina: Bajqinovci 9, Abazi 7, Terziqi 5, Gjuka 3, Kuleta 3, Syla 4, Agushi, Ademi 3, Beshiri 7, Beqiraj, Visoka 6, Quni 3, Qela 1

Llapi: Mani, Bugujevci 1, Havolli 1, Hoxha 6, Hasani 2, Beshiri 3, E. Bugujevci 1, Berisha 3, Blaku, Bajrami 1, A. Mani 1, Ademi 1, E. Havolli 4

Vushtrria – Vëllaznimi 31:34 (9:14)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Musa 3, Sadiku 2, F. Jashari 5, Karaqa 7, Tahiri 1, M. Jashari 11, Gubetini 2, Selaci, Miftari, Emini, Mehmeti, F. Musa, Fazliu

Vëllaznimi: Leka 2, Shyti, Spahija, Mamusha 5, Luzha 6, Rama 9, Morina 1, Dukaj 6, Hoti, Idrizi 1, Pozhegu, Fana 4, Brahushi.

Ngjarja paraprake

Si ka ndikuar viti 2020 në trendet seksuale tek çiftet?

Ngjarja e ardhëshme

Japonia jep falas dozën e parë të vaksinës ndaj koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian