Fitore e madhe e Vëllaznimit

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Fitore shënoi Vëllaznimi i Gjakovës. E mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla me rezultat 32:29. Tri gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë, 15:12.

Rona Zherka i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa Elsa Dana i kishte tetë.

Për Jusuf Gërvallën, Nurije Qekaj i shënoi shtatë gola.

Nga gjashtë i kishin Dorentina Qufaj e Ardiana Imeraj.

Samadrexha ka dëshmuar se ka synime të mëdha këtë edicion duke fituar si mysafire e Prishtinës me rezultatin bindës, 34:25.

Që në pjesën e parë samadrexhaset krijuan epërsi prej tri golash, 17:14.

Arlinda Maloku shkëlqeu te Samadrexha me nëntë gola. Rabia Oz i shënoi tetë. Te Prishtina, Melike Ipçi i kishte tetë gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtrimet e përditshme që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Story i radhës

Alimi asiston në Rumani

Të fundit nga