Besa e Pejës arkëton tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër A&N nga Prizreni.
Vendasit treguan angazhim të pashoq në ndeshjen që u zhvillua në fushën në Brestovik.
Besa renditet në vend të fundit (i dhjeti) me 22 pikë pas 22 jave, ndëersa A&N në të 5-tin me 30 sosh.
Trepça barazon në udhëtim me rezultat 0:0 me Drenasin.
Pikë e madhe për të dy ekipet. Trepça zë vendin e shtatë me 26 pikë e Drenasi të nëntin me 22.