fitore dramatike e vllaznise ndaj teutes 66e73538e0970

Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës

September 15, 2024
1 minut lexim

Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin.

Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Por në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në kreun e renditjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mungese ekuilibri ne programet e shkembimit te studenteve kineze dhe atyre amerikane 66e73089c0f4a
Story i mëparshëm

Mungesë ekuilibri në programet e shkëmbimit të studentëve kinezë dhe atyre amerikanë

shkak per ndarjen e sara hoxhes nga ledri vula kush eshte e dashura e re milionere e reperit dhe miqesite me rivalet e tij 66e735763ff63
Story i radhës

Shkak për ndarjen e Sara Hoxhës nga Ledri Vula? Kush është e dashura e re milionere e reperit dhe miqësitë me “rivalët” e tij

Të fundit nga

ShkoLartë