Fiton edhe Laçi

Teuta ruajti kreun e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 28-të. Durrsakët u “hakmorrën” ndaj Skënderbeut për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë duke triumfuar minimalisht 0-1 në Korçë dhe duke ndalur ecurinë positive të korçarëve në kampionat.

Mjaftoi një gol i Dejvi Bregut në fundin e pjesës së parë me penallti për t’i dhënë tre pikët e radhës skuadrës së Edi Martinit që regjistroi fitoren e 3-të rresht në kampionat dhe u ngjit në kuotën e 52 pikëve teksa kryeson Superioren me 2 pikë më shumë se Vllaznia dhe Partizani.

Në pjesën e dytë skuadra e Memellit iu afrua shumë barazimit por fati nuk ishte me korçarët pasi një goditje standarte e Uerdi Marës u ndal nga shtylla. Ruajti ritmin e kryesueseve edhe Laçi që u rikthye te fitorja pasi mposhti 2-1 Bylisin në Kurbin. 

Për skuadrën e Shpëtim Duros realizuan Deliu dhe Ndrecaj ndërkohë që në fund për ballshiotët ngushtoi shifrat Edison Ndreca me 11-metërsh.

Ngjarja paraprake

Pse Aeroporti në Kukës mban emrin “Zayed”?

Ngjarja e ardhëshme

Ish sportist i Kosovës - i shtrirë në njërën nga spitalet në Gjermani! Kjo është gjendja e tij 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian