Fitojnë Shkëndija dhe Renova

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në elitën e futbollit vendor, pasi mundi Skopjen në transfertë me rezultatin 2:0. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 9-të kur Menselao shënon gol të bukur nga distanca për epërsi 1:0.
Në minutën e 63-të Shala zhvillon një solo aksion të bukur, të cilin e finalizon në gol për rezultatin përfundimtar 2:0. Rikthehet tek fitorja Renova, pasi triumfoi ndaj Rabotniçkit me rezultatin 2:0. Finalizimet e Selmanit dhe Shefitit i mjaftuan gipspunuesve për të arkëtuar 3 pikë, ndërsa goli i Rusheviq për Rabotniçkin rezultoi vetëm për statistikë.

Në ndeshjet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 1:0 Borecin, Pelisteri fitoi Bregallnicën me rezultatin 2:0, ndërsa Akademia Pandevi triumfoi ndaj Tikveshit pranë rezultatit 2:1.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina vjen me thirrjen e radhës për Kinën – ja çfarë i kërkon

Story i radhës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e saj që ndodhen atje

Të fundit nga