Fitoi 26 milionë dollarë në lotari në SHBA, biletën fituese e harron në xhinset që i futi në rrobalarëse

Një grua që fitoi 26 milionë dollarë në lotari thotë se aksidentalisht e kishte shkatërruar biletën fituese, pasi e kishe harruar në veshjet që i kishte future në rrobalarëse.

Ajo ka pasur kohë deri sot që të lajmërohet me atë biletë për ta tërhequr çmimin, gjë që nuk ndodhi për shkak të këtij gabimi që e la pa marrë miliona dollarë.

Sipas menaxherit të Arco AM-PM në periferi të Los Angeles, gruaja e kishte blerë biletën në një pompë të derivateve.

Nëse bileta fituese nuk dorëzohet nga personi që e ka blerë, nga shuma e përgjithshme e çmimit kryesor, 19.7 milionë dollarë do të shkojnë për shkollat publike të Kalifornisë.

Ngjarja paraprake

Osmani: Me Shqipërinë nuk e pengojmë njëra tjetrën, por e ndihmojmë

Ngjarja e ardhëshme

Jose Mourinho do të nisë punën me Romën më 1 korrik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian