Firmat të cilat do të realizojnë humbje nuk do të kenë detyrim të paguajnë K-15, por Zaevi bën thirrje që këtë ta bëjnë të gjitha ato që munden

Shkup, 27 shtator 2020 (MIA) – Subjektet juridike të cilat këtë vit nuk do të realizojnë fitim nuk do të duhet t’u paguajnë K-15 të punësuarve të tyre, por ata të cilët do të realizojnë fitim, sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive duhet të paguajnë K-15 dhe të dhëna të tjera, tha kryeministri Zoran Zaev, duke bërë thirrje edhe ata të cilët nuk kanë realizuar fitim, por kanë fuqi financiare ta bëjnë këtë.

“Ligjet dhe marrëveshjet kolektive janë të qarta dhe duhet të respektohen deri në fund, ndërsa ato tregojnë se ku mund të veprohet në mënyrë fleksibile në pjesën e pagesës së K-15. Ato subjekte juridike të cilat nuk do të realizojnë fitim nuk kanë për obligim që të paguajnë K-15 dhe pagesa të tjera. Aty ku do të realizojnë fitim janë të obliguar që ta respektojnë ligjin dhe marrëveshjen kolektive. Kështu që një numër i madh i kompanive këtë vit nuk do të kenë fitim dhe kjo është e qartë për ne dhe për këtë akontimet e tatimit të fitimit po shtyhen dhe aty sipas ligjit e kanë edhe mundësinë që të mos paguhet K-15. Por bëjmë thirrje madje edhe ato firma që këtë vit nuk do të kenë fitim, ndërsa kanë rezerva financiare të krijuara nga vitet paraprake dhe fuqi financiare të paguajnë K-15 për shkak të asaj se kjo është mbështetje për punëtorët e tyre, mbështetje  për qytetarët, ndërsa për ekonominë nënkupton fuqi të rritur blerëse”, tha Zaevi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media. fc/

Ngjarja paraprake

Kessie dhe Diaz, Milan fiton dhe pa Ibrahimoviç

Ngjarja e ardhëshme

Babai e filmon vajzën çdo javë, nga lindja e saj e deri në moshën 20-vjeçare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian