Firefox 100, a është momenti për tu larguar nga Chrome?

Mozilla lançoi versionin më të fundit të shfletuesit Firefox duke arritur versionin 100 dhe sjellë funksionalitete të reja dhe të përmirësuara për përdoruesit në disa sisteme operativ.

Ndërsa Chrome arriti versionin 100 në Mars, ndryshime thuajse ishin inekzistente por Firefox 100 duket të jetë ndryshme.

I disponueshëm për Windows 11, macOS, Android dhe iOS Mozilla ka disa të reja për të ndarë.

Është përmirësuar modaliteti picture-in-picture i ngjashëm me funksionalitetin në Safari ku një video pluskon mbi çdo dritare dhe aplikacione duke ngelur e hapur.

Versioni PiP i Firefox sjell titrat diçka që Apple nuk e ofron. Në Firefox Mobile janë sjellë sfonde të reja dhe përdoruesit Android do të vizitojnë uebsajtet automatikisht në HTTPS.

Që nga debutimi në 2004, Firefox është shikuar si alternativa e parë reale e Internet Explorer. Por shkëlqimi i shfletuesit ka qenë në rënie të vazhdueshme përgjatë viteve kjo për shkak të Chrome që dominoi çdo gjë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rusia do të turpërohej para botës”/ Zbulohet arsyeja pse avioni i Kiametit nuk u lejua të fluturonte në paradën e djeshme

Story i radhës

Vuçiq – it koha mbi sanksionet kundër Rusisë do t‘i skadojë shpejtë!

Të fundit nga