fiorentina kerkon 30 milione euro per kartonin e gonzales 66b883e9c5b6f

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për kartonin e Gonzales

August 11, 2024
1 minut lexim

Dështimi për të sjellë në Torino mbrojtësin francez Todibo, ka lënë jo pak të zhgënjyer drejtorin sportiv të Juventusit, Christian Giuntoli, i cili aktualisht po nxiton për të transferuar sulmuesin anësor argjentinas Nico Gonzales.

Ky i fundit ndiqet prej kohësh nga bardhezinjtë dhe tani Giuntoli po përgatitet për sulmin final, në mënyrë që të mos përballet me ndonjë tjetër surprizë të pakëndshme, ashtu si në rastin e Todibo, të cilin e rrëmbeu West Ham me një ofertë shumë më të lartë.

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për kartonin e Gonzales, shifër të cilën do ta investojë për të marrë Gudmundsson nga Genoa, ndërsa Juventusi është gati të ofrojë 15-20 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit amerikan Weston McKennie, i cili nuk bën pjesë në planet e Mottës.

Negociatat po zhvillohen në mënyrë intensive dhe gjasat janë që Nico Gonzales të vishet bardhezi para ndeshjes së javës së parë të kampionatit ndaj Comos. Pikërisht për këtë arsye, Fiorentina nuk e ka grumbulluar sulmuesin argjentinas për miqësoren ndaj Freiburgut.

Krahas Gonzales, Giuntoli po punon për të sjellë në Torino edhe mesfushorin holandez Teun Koopmeiners, për të cilin duhet ende të arrihet një marrëveshje me Atalantën, por edhe mbrojtësin Sutalo nga Ajaxi, i cili është emri i përzgjedhur pas dështimit me Todibo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ish diplomati japonez pa bisedimet e paqes ukraina mund te ndahet ne tre pjese 66b881cfee0af
Story i mëparshëm

Ish-diplomati japonez: Pa bisedimet e paqes, Ukraina mund të ndahet në tre pjesë

gruaja e danny cipriani victoria ben kerkese per divorc me pretendimet se ai shpenzon rreth 600 euro ne muaj per substanca narkotike 66b884616e43f
Story i radhës

Gruaja e Danny Cipriani, Victoria bën kërkesë për divorc, me pretendimet se ai shpenzon rreth 600 euro në muaj për substanca narkotike

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë