Fiorentina – Inter, formacionet zyrtare

Fiorentina do të përballet me Interin në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Interi kërkon të arkëtojë tre pikë në Artemio Franchi, kundër një skuadre të papërshtatshme e cila mundi Juventusin dhe u shkaktoi probleme të gjitha skuadrave që luftojnë për Scudetton.

“Viola” gjendet në vendin e 11-të me 22 pikë total, ata pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, “Nerazzurrët” mbajnë pozitën e dytë me 44 pikë dhe janë vetëm dy pikë larg liderit, Milanit. Ata kanë regjistruar në pesë ndeshjet e fundit dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Për Fiorentinan, Ribery është në dyshim, këtë e konfirmoi edhe trajneri i skuadrës, Cesare Prandelli, ndërsa Milenkovic dhe Castrovilli mungojnë shkaku i kartonëve të kuq.

Interi do hyjë në këtë ndeshje me skuadër të kompletuar.

Formacionet zyrtare të klubeve

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Hakimi, Bastoni, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lukaku, Alexis.

Fiorentina: Dragowski, Pezzella, Quarta, Igor, Biraghi, Bonaventura, Arabat, Venuti, Eysseric, Valero, Vlahovic.

Ngjarja paraprake

U prehsh në paqe miku ynë Agim Leci

Ngjarja e ardhëshme

Mbushet sheshi i Mitrovicës me tentene turke

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian