Finlanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Finlanda e ka raportuar numrin më të madh ditor të rasteve të reja të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 277 persona të infektuar për 24 orë.

Kjo shifër ishte më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 211 rasteve, që ishte shënuar në prill, gjatë valës së parë të pandemisë, shkruan The Guardian.

Megjithatë, në pranverë kishte shumë më pak testime, duke lënë të kuptohet se numri i rasteve mund të ketë qenë i pavërejtur në muajt e parë të pandemisë.

“Gjendja me koronavirusin është duke u përkeqësuar edhe në Finlandë”, shkroi në Tëitter kryeministrja e këtij vendi skandinav, Sanna Marin, duke shtuar se qeveria do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave të reja për ta parandaluar përhapjen e virusit të ri.

Në përgjithësi, shteti me rreth 5.5 milionë banorë i ka regjistruar 10,929 raste të infektimeve dhe 346 viktima. Këto shifra janë më të ulëta se numrat e regjistruar në shumë vende tjera evropiane.

Ngjarja paraprake

Alpinisti Nadir Murseli me jubile 25 vjeçar

Ngjarja e ardhëshme

Janë gjetur pesë bomba- kashikarë dhe dy korniza për pushkë automatike në rrugën e vjetër në drejtim të fshatit Llopatë të Kumanovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian