Roma që po ballafaqohet me probleme të brendshme, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:3 ndaj Spezia-s, në takimin që u luajt në stadiumin “Olimpico”. Finish dramatik, 3:3 në minutën e 90-të dhe 4:3 në atë të 90+2.
Romakët arritën tre pikët ë mëdha në momentin e duhur.
Për Romën shënuan Mayoral (17′ e 52′), Karsdorp (55′), Pellegrini (90+2’) dhe për Spezian Piccoli (24′), Farias (59′), Verde (90’).
Futbollisti Marash Kumbulla u paraqit standard, dha maksimumin në fanellën e romakëve.
Pas javës së 19-të në Serie A, Roma ngritët në vend të tretë me 37 pikë, ndërsa Spezia është e 14-ta me 18 sosh.