Final Fantasy VII Remake më 10 Qershor sjell grafika të përmirësuara

Final Fantasy VII Remake ishte një prej lojërave më të bukura që mund të luanit në çdo konsolë dhe tani do të përmirësohet më tutje. Square Enix është duke punuar në një version të përmirësuar të lojës më 10 Qershor tha kompania gjatë një prezantimi në aktivitetin Sony State of Play.

Loja ka grafika të përmirësuara, detaje të mprehta, ndriçim më real dhe efekte mjegulle. Gjithashtu vjen me dy modalitete grafike: një që pasqyron lojën me 60fps dhe një në 4K.

Nëse aktualisht keni lojën në PS4, mund të kaloni në versionin PS5 falas. Megjithatë loja ka një episod të ri quajtur Yuffie i cili vjen vetëm nëse blini lojën në PS5. /GameWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Moshat e reja tashmë përbëjnë kontingjentin më të madh të të infektuarve

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

17 vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit, momenti i tragjedisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian