“Filozofia Kaizen”, çfarë do të thotë mesazhi i shkruar nga Ronaldo?

Prej 18 ditësh Cristiano Ronaldo ndodhet jashtë fushave të lojës, për shkak të infektimit nga Covid-19.

I mbyllur në shtëpi, portugezi i ka kushtuar më shumë kohë rrjeteve sociale, ku në disa raste është futur live në Instagram për të biseduar me fansat e tij.

Së fundmi sulmuesi portugez ka postuar një foto në faqen e tij në Insta, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: ?Kaizen Philosophy?.

Po çfarë nënkuptojnë këto fjalë?

Filozofia Kaizen – Është një fjalë e përbërë në gjuhë japonisht me termin ?Kai? (ndryshim) dhe Zen (më i miri).

Metodologjia Kaizen lindi në vitet 1950 falë angazhimit të industrisë japoneze për të përmirësuar cilësinë e produkteve: është një teknikë biznesi, e cila më vonë u bë një filozofi e vërtetë e jetës, e zbatueshme në çdo fushë (marrëdhëniet ndërpersonale , financat personale, mirëqenia psiko-fizike, rritja shpirtërore).

Ngjarja paraprake

Mësojeni qenin tuaj të ecë pa u tërhequr

Ngjarja e ardhëshme

“Polic ishe, polic ngele”, Kryemadhi replikon Lleshajn: Në ministri ka trafikantë të dënuar jashtë Shqipërisë! Duhet të jesh kriminel që të kesh përkëdheljen e Ramës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian