Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – I anuluar për nxënësit dhe i rregullt për studentët fillo viti shkollor 2020/2021 i cili është me pasigurt të shumta për shkak të paparashikueshmërisë së infeksionit nga KOVID-19. Vitin shkollor sot duhet ta fillojnë 27.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, në mesin e të cilëve 19 mijë janë nxënës të klasave të para – një pjesë do të jenë në banka, ndërsa pjesa më e madhe do të mësojnë onlajn nga shtëpia.

Nxënësit deri në klasë të tretë, përveç ata prindërit e së cilëve nuk janë pajtuar, mësimin do ta ndjekin me prani fizike. Nxënësit e tjerë të klasave më të larta dhe nxënësit e shkollave të mesme me mësimdhënësit e tyre do të komunikojnë përmes platformës kombëtare për mësim në distancë e cila nuk është përpunuar, por, siç informoi MASH dhe kreatorët e FSHIIK, mangësitë zbulohen në vijim, largohen dhe presin që tërësisht të jetë funksional dhe t’i qëndrojë stërngarkimit prej të gjithë shfrytëzuesve.

Ministrja resre Milla Carovska, pret se pjesa më e madhe e nxënësve dhe mësimdhënësve sot pa probleme do të mund të kyçen në pjesën “Majkrosoft tims” ku janë krijuar orët për klasët dhe se mësimi do të fillojë me komunikim të dyanshëm. Ky aplikacion i “Majkrosoftit” në mënyrë më aktive do të përdoert derisa të tejkalohen mangësitë me platformën e cila në disa momente, siç tha Carovska, nuk mund t’i hap disa funksionalitete të caktuara, kur në të njëtën kohë janë kyçur nj numër i madh i mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Është e rëndësishme që procesi arsimor të startojë, ndërsa resurset me të cilat disponojmë janë këto. Ne për tri javë kemi bërë kërcim dekadësh në digjitalizimin e arsimit në shtet. Atë që e kemi, me atë disponojmë, ky është leksion i madh se pse duhet të inevstohet vazhdimisht dhe oa anulim në arsim”, tha Carovska pas reagimeve në opinion për problemin me funksionimin e platformës dhe dyshimet nëse projekti do të jetë i suksesshëm.

Platforma i ka rreth 270 000 shfrytëzues dhe deri më tani janë kyçur rreth 160.000.

Me prani fizike dhe me protokolle shëndetësore, nga ana tjetër, krahas nxënësve deri në klasën e tretë, mësimin do ta ndjekin edhe nxënës më të rritur të shkollave fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme në ato shkolla që i plotësojnë kriteret dhe kanë marrë leje nga komisioni qeveritar i formuar për t’i shqyrtuar dhe t’i pranojë ose refuzojë kërkesat e komunave si themelues të shkollave. Pjesa më e madhe janë shkolla rajonale të cilat kanë më pak nxënës, ndërsa kusht kryesor është gjendja me KOVDI-19 në një mjedis të caktuar.

Sipas të dhënave të fundit që dje i kumtoi ministrja Carovska, rreth 600 shkollave fillore dhe të mesme u lejohet të organizohet mësimi me prani fizike, nga gjithsej 864 kërkesa të marra nga themeluesit. Miratimet do të azhurnohen në muaj varësisht gjendjes epidemiologjike.

Nëse prindërit ndërrojnë mendje në vendim dhe dëshirojnë prani fizike në vend se onlajn ose anasjelltas, nga shkollat dhe kryetarët e komunave do të varet fleksibiliteti gjegjësisht se sa shpejtë mund të riadaptohen kapacitetet që prindërit dëshirojnë t’i shfrytëzojnë.

Për bojkotimin që e paralajmërojnë banorët në disa komuna të cilët kërkojnë prani në vend se mësim onlajn, Carovska decide se duhet të respektohet vendimi i autoriteteve shëndetësore dhe mbrojtja e shëndetit publik pasi një numër i madh i nxënësve në një vend paraqet rrezik.

Për Unionin e nxënësve prej ku dje paralajmëruan se mësimin do ta bojkotojnë nga nëntori nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të organizohet mësim i kombinuar në komunat me gjendje stabile të virusit, ministrja kumtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe se pajtohet të rishikohet vendimi për mësimin onlajn-nëse përmirësohet gjendja me infeksionin.

“Bojkoti dhe protestat nuk do ta ndryshojnë vendimin për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa ky është qëllimi kryesor dhe githçka bazohet në fakte dhe analiza. Edhe ne jemi për këtë shkollat të jenë plot me nxënës, por duhet të përshtatemi me gjendjen”, tha Carovska.

Mësim do të ketë edhe në Radio Televizionin e Maqedonisë për nxënësit që nuk kanë pajisje të përshtatshme IT, ndërsa sipas analizave të MASH bëhet fjalë për rreth 40.000 nxënës. Orët për çdo lëndë mësimore do të përfshihen në video 15-të minutëshe dhe në orare të cilat i caktoi Byroja për zhvillimin e arsimit për nxënësit e klasës së parë deri në të nëntë. Fillimi i TV mësimit do të jetë çdo ditë prej orës 8.30. Për këta nxënës gjithashtu janë paraparë materiale të shtypura të cilat mësimdhënësit do t’ua dorëzojnë prindërve.

Viti akademik më 1 tetor fillon edhe në fakultetet të cilat sot e organizojnë orën e parë akademike për gjeneratën e re të studentëve. shk/

 

Ngjarja paraprake

Nga sot hapen baret dhe restorantet brenda, rregullat që duhen zbatuar

Ngjarja e ardhëshme

Civilët nën zjarrin e luftimeve në Nagorno Karabak

të fundit nga