Fillon me fshatin Lubizhdë të Malishevës repelimi i kafshëve nga ethet “Kongo”

1 minut lexim

Ministrit i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se zyrtarisht ka filluar repelimi i kafshëve me fshatin Lubizhdë të Malishevës kundër sëmundjes “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo” që shkaktohet nga infeksioni me virusin i cili bartet nga rriqna.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo do të vazhdojë edhe në komunat tjera që konsiderohen si më të rrezikuarat pos Malishevës, si Rahoveci, disa fshatra të Klinës dhe Suharekës.

“AUV po ekzekuton masën e repelimit në të gjitha fermat blegtorale në zonat e rrezikuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ekipet mobile po vizitojnë derë më derë fermat për repelimin e kafshëve”.

“Preparati i përdorur është i sigurt për kafshët dhe ekipet në terren janë profesionale. Inspektorët e AUV-it dhe ata komunalë do të monitorojnë dhe lehtësojnë zbatimin e fushatës”, ka thënë Peci.

Peci i ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë për një rezultat sa më të mirë në luftimin e kësaj sëmundjeje. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtatë vende të BE-së i bëjnë thirrje Venezuelës që të publikojë shpejt listat elektorale

Story i radhës

Kur luhet ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë?

Të fundit nga