Ka filluar faza e re e operacionit anti-terrorist Yıldırım në juglindje të Turqisë, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Faza e 14-të e operacionit Yıldırım filloi në provincat juglindore Batman dhe Diyarbakir me pjesëmarrjen e 1.451 trupave të ndarë në 89 ekipe, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Duke detajuar arritjet e operacionit Yıldırım që nga 13 korriku 2020, në deklaratë thuhet se 137 terroristë u neutralizuan, 74 bashkëpunëtorë të organizatës terroriste PKK u arrestuan dhe më shumë se 200 shpella, strehimore dhe armë u shkatërruan.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.