Fillon dekorimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit

Sheshet e Prishtinës, kanë filluar të dekorohen për festat e fundvit. Punëtorët e kompanisë fituese të enjten kanë filluar me dekorimin e kryeqytetit, ndërsa që qytetarët kanë mendime të ndryshme nëse do të duhej dekoruar sheshet.

Edhe pse dekorimi i tyre ishte në dyshim këtë fundvit për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, megjithatë, dekorimi i tyre ka nisur paraditen e së enjtes.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka lidhur kontratë tri vjeçare për dekorimin e shesheve të qytetit për festat e fundvitit.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 190 mijë euro, ndërkaq për secilin vit rreth 65 mijë.

Kryetari Shpend Ahmeti ditë më parë ka pyetur qytetarët në Facebook se si mendojnë ata që duhet të veprohet me këtë çështje.

Ngjarja paraprake

President për marre, Meta: Gratë e Bjellorusisë janë të papara

Ngjarja e ardhëshme

Britania shton investimet në mbrojtje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian