Fillon bashkimi i Bankës së Ohrit me Bankën Shparkase

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Kuvendet e aksionarëve të Bankës së Ohrit dhe t. Bankës Shparkase sot kanë marrë vendim të fillojnë procedurë për bashkimin e dy bankave para Bankës popullore.

Nga “Banka e Ohrit” informojnë se e gjithë prona dhe detyrimet e bankës do të  transferohen në zëvendësim të aksioneve të Bankës Shaprkase Maqedoni, pa zbatim të procesit të likuidimit.

“Aksionarët e Bankës së Ohrit do të kenë në dispozicion aksione të Bankës Shparkase Maqedoni Shkup, në raport që do të në përputhje me rregulloret në fuqi dhe të përcaktuar në Marrëveshjen e bashkim. Banka Shparkasse Makedoni, për qëllime të këmbimit, do të rrisë kryegjëjën bazë me lëshimin e aksioneve përmes një oferte private, në përputhje me rregulloret në fuqi për të bërë ndryshimet e statusit” thuhet në kumtesë.

 

Këshillat mbikëqyrës të të dyja bankave do të lidhin marrëveshje për bashkim e cila do të jetë vlefshme pas miratimit nga ana e kuvendeve të aksionarëve, pas lejes së marrë paraprakisht për statusin e ndryshimit nga guvernatori i Bankës Popullore. ar/

 

 

 

Ngjarja paraprake

Nuhiu: Viktimat nga veprat penale,kanë nevojë për solidaritet shoqëror

Ngjarja e ardhëshme

APU, GPU dhe CPU: Çfarë përfaqësojnë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?

të fundit nga