Fillojnë granatimet në fabrikën e çelikut Azovstal

Pas një periudhe të rrallë qetësie që lejoi evakuimin e rreth 100 personave, kompleksi i çelikut Azovstal në Mariupol u vu sërish nën zjarr të dielën mbrëma, sipas një ushtari ukrainas në Mariupol që foli për televizionin ukrainas.

Pushtuesit filluan të qëllojnë përsëri në Azovstal sapo u përfundua evakuimi i disa ukrainasve”, tha komandanti i brigadës së 12-të të Gardës Kombëtare Denis Schlega, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ata po përdornin “të gjitha llojet e armëve“, pohoi ai.

Është e paqartë nëse bombardimi i ri do të rrezikojë fazën tjetër të evakuimit nga Azovstal, që do të ndodhë të hënën. Vlerësohet se qindra civilë ukrainas janë ende të bllokuar në rrënojat e uzinës.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se “qindra civilë mbeten të bllokuar në Azovstal së bashku me mbrojtësit e Mariupolit. Situata është bërë një shenjë e një katastrofe të vërtetë humanitare, sepse njerëzve po u mungon uji, ushqimi dhe ilaçet“, ajo. tha.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha në një intervistë në televizionin italian të dielën se “autoritetet e Kievit po përpiqen me të gjitha mjetet të arrijnë tërheqjen e radikalëve ukrainas që kanë mbetur në Azovstal, pasi mes tyre mund të ketë oficerë dhe mercenarë perëndimorë”.

Nuk ka asnjë provë të fortë se shtetas perëndimorë janë në mesin e luftëtarëve në Azovstal.

Situata me konfrontimin në fabrikën Azovstal në Mariupol dhe dëshira kokëfortë, madje histerike e [Presidentit ukrainas Volodymyr] Zelensky, ekipit të tij dhe klientëve të tij perëndimorë për të arritur tërheqjen e të gjithë këtyre njerëzve dhe dërgimin e tyre në territorin e Ukrainës është shpjegohet me faktin se ka shumë personazhe që do të konfirmojnë praninë e mercenarëve dhe, ndoshta, oficerëve aktivë të ushtrive perëndimore në anën e radikalëve ukrainas”, tha Lavrov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëria me numrin më të madh të përdoruesve të kokainës në botë për kokë banori

Story i radhës

12 shenja që tregojnë se partneri ju dashuron çmendurisht

Të fundit nga