Filloi trajnimi online i Anadolu Agency për ekonomi dhe financa

Prodhuesi kryesor i lajmeve në Turqi, Anadolu Agency (AA), filloi sot me trajnimin online të gazetarisë në sferat ekonomi-financa për personelin e medias në të gjithë botën.

Programi i trajnimit, i cili do të mbahet përmes video-konferencës, u organizua në koordinim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për rreth 25 pjesëmarrës nga Shqipëria, Filipinet, Kameruni, Mali i Zi , Hungaria, Moldavia, Pakistani, Tanzania dhe Uganda.

Në ceremoninë e hapjes, drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Cihangir İşbilir tha se përmes trajnimit të Akademisë së Lajmeve, agjencia po ndan përvojën e saj shekullore në gazetari si dhe pasurinë e rrjetit të saj global me përfaqësuesit e mediave dhe kolegët e tyre gazetarë.

Duke theksuar se agjencia ndjek nga afër ekonominë globale, İşbilir tha se AA prodhon përmbajtje ekonomike, të financave, energjisë dhe përmbajtje të korporatave çdo ditë në një shkallë globale.

Duke folur gjithashtu ngjatë ceremonisë, përfaqësuesi i TIKA-s Uğur Tanyeli tha se mbi 700 përfaqësues të mediave nga mbi 40 vende kanë marrë pjesë në programe të shumta trajnimi që TIKA ka organizuar që nga viti 2017.

Dita e parë e trajnimit përfundoi me ligjëratën e redaktorit të lajmeve të AA-së në fushën e ekonomisë nga Londra, Gökhan Kurtaran.

Në ditën e dytë të trajnimit, janë paraparë ligjërata mbi organizatat ekonomike ndërkombëtare dhe ekonominë e energjisë, si dhe zhvillimet aktuale ekonomike janë planifikuar të mbahen nga stafi i kualifikuar i AA-së.

Programi do të përfundojë të enjten.



.. .

Ngjarja paraprake

Greqi – Kosovë, këto janë vlerat e skuadrave

Ngjarja e ardhëshme

Scholes bëhet trajner i klubit të tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian