Filloi ndërtimi i spitalit modular në Dibër

Në bazë të mendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot filloi puna për ndërtimin e spitalit modular, i cili do të ndërtohet edhe në përkrahje të komunës Dibër. Janë përcaktuar afërsisht 240 metër katror sipërfaqe dhe do te jetë një spital modular triazhimi, njoftoi për teleshikuesit drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Halili.
“Pacienti i cili vjen në spitalin modular, së pari merret pacienti, përpunohet nga mjekët kujdestar dhe prej aty ndahet a do të shkojë në spital për një terapi të mëtutjeshme, do të shkojë në izolim shtëpiak, ose do të transportohet në mjekësinë terciare.”,- deklaroi drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Halili.
 
“Ne si komunë jemi participientë në këtë aktivitet, ngritjen e një spitali modular për nevojat e pacientëve të sëmurë nga Kovid-19 pjesa e komunës është që të ndërtojë pjesën e platosë ku do të vendoset spitali modular, betonimi, infrastruktura nëntokësore, kanalizimi, rryma elektrike dhe ujësjellësi”,- tha kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
“Për momentin në spitalin e Dibrës kemi 11 pacientë që kanë nevojë për oksigjenim, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërkaq të tjerët janë në gjendje më të mirë shëndetësore.”,- theksoi mjeku i angazhuar në repartin e Kovid-19, Fatjon Dema.
Spitali modular do të ketë dhoma për mjekë, dhoma për një ordinancë, si dhe do të ketë nyje sanitare, një rengen portabël si dhe një laboratori ku do të angazhohen tetë mjekë për t’u kujdesur për pacientët me Kovid-19.
Ngjarja paraprake

Spitalet e Londrës afër kolapsit, shkak koronavirusi

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të premten, çfarë pritet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian