Filloi ndërtimi çerdhes publike në Kijevë të Malishevës

Sot në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i çerdhes publike për fëmijë, e cila do të jetë çerdhja e tretë publike në Komunën e Malishevës. Gurthemelin e kësaj çerdhe, e kanë vënë, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj.

“Po bëhemi me tri çerdhe publike, por së shpejti do të kemi edhe më shumë çerdhe, dhe kjo është e mirë, pasi me këtë ju mundësojmë nënave dhe motrave tona ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në të njëjtën të punojnë, e po ashtu edhe fëmijët do të kenë më shumë mundësi, të socializmit të tyre”, tha mes tjerash i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e vënies së gurthemelit për këtë çerdhe.

Edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e ka vlerësuar shumë lartë punën e komunës, sidomos për ndërtimin e çerdheve publike, përmes së cilave ju mundësohet nënave që punojnë, por edhe nënave tjera, që ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, përderisa janë të angazhuara në kryerjen e punëve të tyre. “Është kënaqësi për mua që sot jam këtu, në fillimin e ndërtimit të kësaj çerdhe, dhe me këtë rast e përgëzoi Komunën e Malishevës, dhe i uroi të gjitha nënat, pasi ndërtimi i kësaj çerdhe, është lehtësim për të gjitha nënat e kësaj pjese të Malishevës”, tha mes tjerash zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të çerdhes së tretë publike në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Kijevë, ishin të pranishëm edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, drejtori komunal prë arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, drejtoresha e administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, anëtarët e Kuvendit të Komunës, Kajtaz Gashi dhe Sylë Dukolli, kryetari i fshatit Kijevë, Bashkim Gashi, dhe qytetarë të tjerë të Kijevës me rrethinë.

Ngjarja paraprake

Ankthi i Mëngjesit – Nga Se Shkaktohet Dhe Si Ta Përballoni

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohen të gjitha detajet e modeleve të reja iPhone 12

të fundit nga