Filloi hapja e dy rrugëve të reja në Gurishtë

Sot në fshatin Gurishtë të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i dy rrugëve, “Hazir Goriqi” dhe ajo e “Kolegjit”. Në fillimin e punimeve në këto rrugë ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili i ka uruar banorët e Gurishtës për rrugët e reja.

“Sot kemi filluar me hapjen dhe zgjerimin e këtyre dy rrugëve në Gurishtë dhe me këtë rast i uroj të gjithë banorët e fshatit Gurishtë, e në veçanti banorët e lagjeve që jetojnë në këto dy rrugë. Ne si komunë jemi të përkushtuar në realizimin e të gjitha projekteve, të cilat në fakt janë kërkesa dhe nevoja të banorëve, sikur janë edhe këto rrugë në Gurishtë”, tha drejtori Morina. 

Ai ka sqaruar këto dy rrugë, kanë një gjatësi prej 350 metrave dhe financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Ngjarja paraprake

Turqi, hapet park në kujtim të "Zejnel Shqiptarit" nga Shkupi

Ngjarja e ardhëshme

Rusia sërish regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian