Filloi Festivali i Tetë i Filmit “Xhifoni Maqedoni”

Shkup, 26 shtator 2020 (MIA) – Në kinemanë verore “Vera e qetë”, mbrëmë ishte shënuar fillimi i Festivalit të Tetë të Filmit “Xhifoni Maqedoni” një pjesë këtij programi kryesor do të zhvillohet onllajn.

Darko Bashevski, drejtor ekzekutiv i “Xhifoni Maqedoni”, në hapjen e festivalit tha se falë mbështetjes së OSBE-së, kanë fituar platformë – derë të hapur që të rinjtë t’i ndajnë idetë e tyre në një vend.

Fillimi i festivalit ishte shënuar me filmin italian “Vëllai im ndjek dinozaurë”.

Përmes videolidhjes në hapje morën pjesë edhe 15 të rinj nga Xhifoni  bashkë me drejtorin dhe themeluesin e “Xhifoni Itali”, Klaudio Gubitozi.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori italian në vend, Karllo Romeo, për të cilin ky është edicioni i fundit i festivalit, sepse po e përfundon misionin në Maqedoni. 

Programi përmban filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, punëtori kreative, masterklase, aktivitete kreative dhe edukative në të cilat do të përfshihen  fëmijë dhe të rinj. fc/

 

 

 

 

Ngjarja paraprake

Tre të vdekur, 148 të sapoinfektuar dhe 65 të shëruar nga Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Braimllari: Rama do t'i humb thellë zgjedhjet dhe ai e di këtë gjë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian