Filloi asfaltimin i disa rrugëve në fshatin Shkozë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të investimeve në infrastrukturën e përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë ka filluar asfaltimi i dhjetë rrugëve nëpër lagje. Asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët e fshatit Shkozë, për rregullimin e këtyre rrugëve, si dhe ka thënë se në këtë fshat po bëhen edhe investime të tjera.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se këto dhjetë rrugë dhe investime tjera që janë duke u bërë në Shkozë, mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Ngjarja paraprake

Si të Shmangni Dhimbjet e Stomakut në Vjeshtë – Tri Kura Natyrale

Ngjarja e ardhëshme

Arsenali detyrohet t’i paguajë Ozilit bonus besnikërie prej tetë milionë funtesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian