Filipine, rritet në 25 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet e ndodhura pas shirave intensive në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive të vendit thuhet se numri i të vdekurve është rritur në 25, se janë plagosur 9 të tjerë dhe se nuk ka asnjë informacion për 26 persona.

Po ashtu bëhet e ditur se 16 nga 25 personat që kanë humbur jetën janë nga rajoni Mindanao, i cili është një prej rajoneve më të prekura nga katastrofa.

Në përmbytjet që shirat intensive kanë shkaktuar në të paktën 6 rajone që përfshijnë 18 qytete të vendit, janë evakuuar rreth 45.382 persona.

Më tej ndahet informacioni se nga përmbytjet janë prekur rreth 400 mijë njerëz dhe se të paktën 81 mijë persona janë strehuar në strehimore të përkohshme.

Në katastrofën nga përmbytjet janë dëmtuar 1.196 shtëpi, janë prekur 123 rrugë dhe 12 ura si dhe është ndërprerë energjia elektrike për shumë shtëpi.

Filipinet që goditet çdo vit mesatarisht nga 20 fatkeqësi, si tajfune dhe stuhi, është ndër vendet që dëmtohet më shumë nga katastrofat natyrore.





Story i mëparshëm

“Ish-bashkëshortja ime ka 2 tumore në kokë”- Stresi bën rrëfimin për Keisin, zbulon sëmundjen nga se vuan

Story i radhës

Vendim i dhimbshëm i basketbollt gjatë vitit 2022

Të fundit nga