Filipçe: Rritja e numrit të të saposëmurëve ndodh për shkak të mosrespektimit të masave, rekomandimet themelohen mbi analizën e gjendjes epidemiologjike dhe anketave

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se rritja e numrit të rasteve të reja me Kovid-19 i detyrohet  mosrespektimit të masave.

“Ne ishim të vetëdijshëm se  vjen periudha e muajve të vjeshtës kur do të kemi pacientë të cilët është e mundur  ta mbingarkojnë sistemin shëndetësor. Prej atëherë parashikuam se nevojiten  masa  restriktive dhe këtë e paralajmëruam në fillim të muajit shtator. Ky është plan që ka edhe masa plotësuese të cilat konsiderojmë se tani për tani  nuk duhet të vendosen, por e ndjekim situatën.  Kemi parasysh se po afrohen edhe ditët e ftohta, kur qytetarët duhet të mbrohen edhe nga ftohja, nga gripi, kur ajri të ndotet. Gjithë këto janë punë të cilat mund ta ngarkojnë sistemin  shëndetësor. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm  se duke e mbrojtur shëndetin e tyre  u ndihmojnë punonjësve shëndetësor dhe sistemit shëndetësor”, theksoi Filipçe.

Në lidhje me punën e hotelerive, Filipçe ka informuar se  në periudhën kur u zbutën masat  restriktive kishte bashkëpunim me  të gjithë faktorët në shumë operatorë ekonomik, kompani të cilat atëherë kanë punuar dhe gradualisht janë kthyer  në funksion.

Shton se rekomandimet për masat e reja tërësisht themelohen mbi analizën e gjendjes epidemiologjike  dhe anketat epidemiologjike nga personat e sapoinfektuar me Kovid-19. Transmisioni i virusit, thekson Filipçe, ndodh më së shumti midis qytetarëve të moshës  prej 20-40 vjet,  ndërsa anketat epidemiologjike tregojnë se arsyeja  e shpeshtë është mosrespektimi i masave për grupim ose  vizitë e ngjarjeve dhe ahengjeve.

“Masat ishin dimensionuar ashtu që gjithmonë biseduam me faktorët,  sepse ç’do profesion ka ndonjë specifikë. Edhe ato parime epidemiologjike të shkencës mjekësore gjithsesi nuk vlejnë për të gjithë, megjithatë duke i marrë parasysh specifikat dëshironim edhe ato t’i dëgjojmë, çka është ajo që edhe ata mendojnë se do të përballen me probleme gjatë funksionimit. Ashtu ishte edhe me muzikantët, ngjarjet  publike, organizatorët e ngjarjeve. Sollëm protokolle për punë në ambient të mbyllur,  në ambient të hapur etj.  Me çka u përballëm, shumë konkretisht  në periudhën e fundit rritje e madhe e  numrit të të infektuarve në grupin e të rriturve të dekadës së tretë dhe të katërt. Dhe nga kontrolli në pyetësorët  epidemiologjik në një përqindje të madhe, të ngjarjeve  në të cilat masat për fat të keq nuk janë respektuar. Dhe kjo është diçka që tani ndodh  në rajon, gjithë Evropën. Jemi dëshmitarë të një numri të madh të  rasteve  në Francë, Austri, Spanjë, Britani të Madhe – gjithkund janë trendet e njëjta”, potencoi Filipçe.

Ai potencon se  gjendja me kapacitetet në spitale  është stabile dhe ka numër të mjaftueshëm të  shtretërve të lirë spitalor.

“Kishte periudhë  prej para tre javëve kur repartet infektive përreth shtetit ishin me të vërtetë të mbushura. Edhe në Gostivar, Ohër, Manastir, Shtip, Kumanovë, Strumicë. Nuk kishte asnjë vend të lirë. Dhe pacientët dërgoheshin në Shkup. Në atë periudhë njejtë sikur edhe tani, repartet infektive në spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile nuk ishin të mbushur. Njejtë është edhe tani,  u zvogëlua presioni  në repartet infektive përreth  shtetit. Ai presion  i cili u paraqit para dy jave në ndonjë mënyrë u lirua. I mirë është kapaciteti, kemi shtretër të lirë spitalor”, tha ministri Filipçe. sa/

Ngjarja paraprake

Sa kohë duhet para se rutina e kujdesit për lëkurën të filloj të funksionoj?

Ngjarja e ardhëshme

Miratimi i Kodit Zgjedhor, reagon zyrtari i PPE-së: Rama po pengon integrimin e vendit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian