Filipçe nuk pranoi ndihmën e Ilir Hasanit – “Na kanë trokitur në dyer për të na ofruar vaksina”

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i kishte ofruar ndihmë ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe për të siguruar vaksina nga kompani kredibile, por ministri nuk kishte pranuar me arsyetim se janë angazhuar kompani të cilat vendi ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme. Këtë e bëri të ditur Hasani mbrëmë në emisionin Click Plus.

“Trokasin në dyert tona persona të cilët janë të autorizuar. Kush janë këto njerëz apo kompani? Nuk është në rregull të flasim për këtë. Janë kredibile apo jo kredibile?

Unë flas për kredibile nuk flas për çështje jokredibile. Unë flas për njerëz të cilët janë serioz dhe janë përfaqësues të kompanive.

Dhe Filipçja nuk do që të vijnë këto vaksina? Realisht ai e ka marrë përgjegjësinë dhe i ka angazhuar vetëm kompanitë të cilët deri më tani i kanë sjellë vaksinat në vendin tonë”, tha Hasani.

Ndërkohë Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët tha se mjekët nuk kanë protokoll të veçantë për mjekimin e pacientëve me Kovid 19.

“Ne në Maqedoni protokoll për shërim të Kovid 19 nuk kemi. Një mjek në një qytet e mjekon ndryshe, në një qytet tjetër e mjekon ndryshe. Nuk flas për gabime, por nuk ka standard mjekimi, nuk ka protokoll”, vlerësoi Tateshi.

Tateshi ka dërguar kritika deri te autoritetet shëndetësore për masat anti-Covid. Thotë, se të gjitha masat e miratuara, janë të vonuara. Kjo sipas tij, ka ndodhur që prej fillimit të pandemisë. Zëvendësministri Hasani është përgjigjur kreut të BFI-së, Shaqir Fetahut ku thotë se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lejohet falja e namazit të teravisë në ditët e fundit të Ramazanit. Hasani tha se do të lejojnë kryerjen e këtij rituali mysliman, por nëse lejojnë numrat e rasteve pozitive dhe të viktimave nga Covid-19.

Ngjarja paraprake

Kontrollorët e huaj në Rinas, Meta: Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar

Ngjarja e ardhëshme

Identik sikurse Albin Kurti, aktori i Portokallisë me interpretim gjenial të kryeministrit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian