Filipçe me apel deri tek qytetarët: Respektoni protokollet, në të kundërtën nuk përjashtohet ora policore

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi masat të cilat nesër me procedurë të shkurtër do të dërgohen në kuvend për miratim. Filipçe me këtë rast apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore.

“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onalin, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ngjarja paraprake

Slloveni, shtrëngohen masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Si të Mbillni dhe Të Kujdeseni Për Krizantemën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian