Filipçe: Kemi plan të imunizimit ku bëjnë pjesë tre kategori më të rrezikuara

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se intenzivisht janë në komunikim me kompaninë Fajzer, për vaksinën kundër korona virusit, dhe se për vendin tonë janë siguruar një sasi e dozave. Ndërsa pritet që të arrijnë dozat e para në fillim të muajit shkurt, Filipçe theksoi se tashmë kanë një plan të imunizimit, ku bëjnë pjesë tre kategori më të rrezikuara, përfshirë edhe atë për persona me aftësi të kufizuara.

“Tre kategori të qytetarëve janë në plan për imunizim. Menjëherë do të fillohet me profesionistët shëndetësor të cilët janë me rrezik më të madh, ata që punojnë me pacientët e prekur nga Kovid 19. Në grupën e parë janë qytetarët më të vjetër se 70 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në grupën e dytë janë profesionistët shëndetësor me më pak rrezik, pacientët me sëmundje kronike, dhe punëtorët në infrastrukturën kritike”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Numri një i Shëndetësisë gjithashtu bëri të ditur se në ditët e kaluara kanë marrë informacione prej sistemit Kovaks, që edhe ato vaksina do të arrijnë në muajin shkurt. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia të ndajnë një pjesë nga vaksinat e tyre, por arsyeja që deri më tani nuk e kanë bërë është për shkak të problemit në sasitë që i kanë pranuar.

Ngjarja paraprake

Ministria e Infrastrukturës njofton për datat se kur mund ta paraqitni vozitjen për patentë-shoferë

Ngjarja e ardhëshme

Vërshimet, Hoti: Nga nesër jemi të gatshëm të pranojmë vlerësimet e dëmeve

të fundit nga