Filipçe: Ka gjasa që të furnizohemi më herët me vaksina kundër Covid-19

Nuk ka çmim për të cilin Qeveria nuk do të mund të paguaj për vaksinën, këtë dua ta them qartë dhe të dërgojë mesazh deri tek të gjithë, kështu u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur se çfarë nëse COVAX mekanizimi për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 dështon dhe si rrjedhojë vendi nuk do t`i merr mbi 800 mijë doza gjatë muajit mars,

Ministri Filipçe theksoi se ka gjasa që Maqedonia e Veriut të merr vaksina kundër Covid-19 nga mekanizma tjerë para marsit.

“Të gjithë jemi në komunikim intensiv, nuk është vetëm COVAX-i si mekanizëm dhe prej këtu edhe një pjesë e optimizmit se edhe para COVAX-it ndoshta do të marrim ndonjë sasi të vaksinave që të nis imunizimi”, tha ministri Filipçe.

Filipçe siguroi se autoritetet do të përkujdesen që cilado vaksinë që do të arrin në vend të plotësojë standardet e sigurisë.

“Të gjithë prodhuesit me të cilët bisedojmë, janë prodhues që kanë nisur proceset administrative për marrjen e licencave, që do të thotë se të gjitha vaksinat që potencialisht do të vijnë në vend janë të sigurta dhe të zhvilluara në platformë të sigurt”, pohoi Filipçe.

Ngjarja paraprake

​Ish-trajneri i Real Madridit bëhet me klub të ri

Ngjarja e ardhëshme

Doni të pastroni enët e gjakut dhe mëlçinë? Atëhetë bëni këtë kurë popullore njëherë në vit dhe do shpëtoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian