Filipçe: Do të furnizojmë teste për Kovid-19 të cilat japin rezultate për 15-të minuta

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sonte paralajmëroi se me ndihmën e Bankës Botërore do të furnizojnë  teste më bashkëkohore për Kovid-19 të cilat japin rezultate për 15-të minuta.

“Tani jemi në fazën në të cilën  me ndihmën e Bankës Botërore do të furnizojmë teste më bashkëkohore të cilat janë ultra të shpejtë  dhe do të shpërndahen në spitale, në vende kritike në shtëpitë shëndetësore, si dhe te mjekët amë  sipas nevojës dhe indikacionit. Bëhet fjalë për teste të cilat  janë të gatshme  dhe japin rezultate për 15-të minuta, kundrejt tani më të shpejtave  prej 45 deri 50 minuta ose proces prej disa orëve. Gjithnjë e më shumë përparon teknologjia në këtë fushë dhe  kjo është diçka që dukshëm do ta ndërrojë pasqyrën dhe arritshmërinë deri te testet”, tha Filipçe në ditarin e Sitel.

Ministri informon  se kanë  bërë analiza të vdekshmërisë dhe paralajmëroi se për një kohë shumë të shkurtër, gjegjësisht për disa ditë  do të përfundojë  në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa me siguri gjatë  javës së ardhshme edhe në SPQ “8 Shtatori”. Kontrolli i parë, sipas tij, tregon se ka përqindje serioze të rasteve të vdekjes të cilat ndodhin  në ditët e para pas pranimit.

“Absolutisht në përqindje të madhe pacientët vonë paraqiten në spital edhe krahas apeleve tona dhe treguesve të mjekëve amë  se duhet të paraqiten në spital, megjithatë një përqindje e madhe vendos të shërohet në shtëpi. Atë e konstatojmë  pas asaj që me të vërtetë në pranimin në spital parametrat me oksigjen, kapacitetet e frymëmarrjes  janë aq të këqia, dhe ç’farëdo që të bëhet në atë pjesë të pacientëve  për fat të keq nuk mund t’u ndihmohet”, potencoi Filipçe.

Në lidhje me trajtimin e pacientëve, Filipçe tha se ai është identik sikur edhe në të gjitha vendet e zhvilluara evropiane që nga vetë fillimi.

“Siç kanë dalur rekomandimet ne i kemi implementuar përmes Komisionit, i analizuam personat profesional, ekspertët, specialistët e Klinikës për sëmundje infektive, spitalin “8 Shtatori”, shpërndarja, protokollet  në të gjitha repartet tjera. Nuk ka ilaç i cili  mungon. Megjithatë gjithnjë e më shumë ka edhe njohuri të reja. Për shembull njohuria e fundit është se vitamina D  më së shumti ndihmon në vetë parandalimin por edhe në trajtimin e sëmundjes.  Rezultate të shkëlqyera kanë ata pacientë  të cilët shërohen me dozë të lartë të vitaminës D. Ende  kemi punë për të cilën nuk dimë gjithçka. Njohuritë e reja dalin praktikisht çdo ditë”, shtoi Filipçe. sa/

Ngjarja paraprake

Më 2 tetor mbërijnë në portin e Durrësit disa zjarrfikëse nga Italia

Ngjarja e ardhëshme

Moti në Kosovë gjatë dy ditëve në vijim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian