Filipçe: 50 krvatë në Klinikën ORL-së do të përdoren për pacientë me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mëngjesin e sotëm ka vizituar klinikat interne pranë Kampusit Klinik “Nënë Tereza”, me çrast vizitoi edhe kovid qendrën që është hapur në Klinikën për Sëmundje të Syve.

“I gjithë sistemi shëndetësorë koordinohet me të gjitha institucionet e shëndetit publik. Në të gjitha institucionet po punojnë staf profesional. Punonjësit shëndetësorë janë lodhur, por nuk dorëzohen dhe japin maksimumin për trajtimin e pacientëve”, deklaroi Filipçe.

Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 23 krevate për pacientë me Covid-19, ndërsa sot ministri paralajmëroi për zgjerimin e kapaciteteve me 50 shtretër për pacientë me Covid-19 që do të vendosen në Klinikën për Vesh Hundë dhe Fyt (ORL).

 

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Iran, shënohen 479 viktima të reja nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Oriz me Fileto Pule dhe Perime – Receta me Shije të Mrekullueshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian