Filantropi Lazim Destani: Bizneset e Diasporës kanë shumë arsye për të zhvilluar ekonominë e vendit

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani ka marrë pjesë në një event të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë, e me këtë rast me fjalë rasti është shprehur se Bizneset e Diasporës kanë shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në aktivitetin e djeshëm në Tiranë, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në këtë takim me temë, “Tryeza e Partnerëve” – Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe, u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë ndërsa në fokus të takimit ishte prezantimi i projekteve për perspektiva të reja investimesh në trojet tona. Këto janë nisma që i shërbejnë vendeve tona, bizneseve, por edhe rritjes së interesit të investitorëve nga diaspora apo atyre të huaj në trojet tona”, ka theksuar në fjalën e tij të rastit Destani.

Para të pranishmëve, Destani ka falenderuar pjesëmarësit sepse kanë gjetur gatishmëri për të mbështetur diasporën shqiptare për zhvillimin e ekonomisë.

“Gjej rastin të falënderoj pjesëmarrësit e shumtë, në nivel ministrash, zëvendësministrash e deputetësh, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta mbështetur e për ta parë Diasporën Shqiptare si burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira”, ka thënë më tej Destani në fjalën e tij para të pranishmëve.

Sipas biznesmenit Destani, bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve, si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e vendeve perëndimore.

“Siç e shpreha në fjalën time në këtë takim, komuniteti i biznesit dhe sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Gjithashtu, mendoj dhe gjykoj, se bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve, si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e vendeve perëndimore”, ka vlerësuar më tej Destani në fjalën e tij.

Për fund, Destani ka uruar që ky aktivitet të shërbejë Shqipërisë, shqiptarëve dhe produkteve e bizneseve shqiptare në diasporë.

“Uroj dhe shpresoj që ky aktivitet, do t’i shërbejë Shqipërisë, trojeve shqiptare, produkteve shqiptare dhe bizneseve shqiptare të diasporës, por edhe atyre të huaja. Vendet tona kurdoherë kanë nevojë për mbështetjen e diasporës dhe diaspora, për dashurinë e përkushtimin e atdheut”, ka theksuar për fund biznesmeni i njohur Lazim Destani në fjalën e tij para të pranishmëve në tryezën e organizuar në Tiranë.

Story i mëparshëm

Adoleshenti Britanik që drejtonte grupin e hakerëve Lapsus$, një milioner i krimit kibernetik

Story i radhës

Limani: Huliganët nuk u takojnë popujve të qytetëruar!

Të fundit nga