“Fiksoi ndeshjen, desh e mbytëm në dru”, legjenda e Interit rrëfen skandalin

Sandro Mazzola, një legjendë e Interit që e nisi dhe e mbylli karrierën si futbollist me fanellën e zikaltërve, ka zbuluar se në kohën kur luante futboll një shok skuadre kishte fiksuar një ndeshje dhe më pas lojtarët e Interit e kishin dhunuar në dhomat e zhveshjes.

“Ne desh e mbytëm në dru atë. Mëkati më i madh që mund të bëjë një futbollist është të fiksojë rezultatin e një ndeshjeje. Një herë ka ndodhur që një nga shokët e mi të skuadrës të shënonte me qëllim autogol.

Kur hymë në dhomën e zhveshjes gati sa nuk e mbytëm për vdekje. Për fat të keq ishte diçka e zakonshme në atë kohë, pasi kishte shumë më shumë varfëri”, tregon Mazzola në intervistën e dhënë për gazetën “Libero”.

78-vjeçari ka luajtur me Interin në periudhën mes vitit 1960 dhe vitit 1977, teksa numëron 570 ndeshje dhe 162 gola të shënuar. Ai ka arritur të fitojë tetë trofe me fanellën e Interit, mes tyre katër tituj kampionë dhe dy Champions League. 

Ngjarja paraprake

Vdiq ylli i hitit “You will never walk alone”

Ngjarja e ardhëshme

Top dhjetë trajnerët më të paguar në botë pas kalimit të Pochettinos te PSG-ja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian