Figurë e dashur që nuk do të harrohet kurrë

…Ishin ditët e nxehta të korrikut të vitit 2005, kur aty nga buzëmbrëmja, nё qytetin bregdetar tё Shengjinit, takova, ikonën e shkencës pedagogjike dhe studimore mbarёkombёtare prof. Engjёll Sedaj. U takuam si miq të vjetër dhe nisëm të bisedonim pёr fushat e krijimtarisë studimore dhe tё arsimit. – Kam ditë qe rri mes librash, – tha, prandaj dola të shetis pak nё bregdet. Diskutuam sё bashku pёr zhvillimin e letersisё dhe arteve nё Kosovё, zhvillimin e arsimit dhe kulturёs nё trevat tona. Mes tё tjerёve, kur erdhi fjala pёr misionarёt e arsimit dhe rolin e tyre nё pёrhapjen e dritёs sё diturisё nё trojet dardan, professor Engjelli mё pёrmendi edhe emrin e Frrok Gojanit. Është disi trishtuese dhe njëherit mallëngjyese të shkruash pas vdekjes për prof. Frrok Gojanin, mësuesin e madh, pedagogun e njohur, studiuesin skrupuloz, mbledhёsin e pasurive kulturore dhe shpirtёrore tё popullit tё vet, dhe njeriun e urtë. Ju e keni njohur prof. Frrokun, keni biseduar shpesh me të, keni shkëmbyer mendime, qe iu kanë vlejtur shumë, sepse prof. Frroku ishte njeri me vlera, mësues i përkushtuar, drejtues i zoti, studiues i zellshëm, misionar pajtimi me vlera. Vepra e tij ka bërë jehonë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, bisedat, takimet dhe udhёzimet e tij sidmos për metodat e mësimdhënies, mёsimnxёnies dhe edukimit ishin interesantë dhe të mirëpritur nga masa e dёgjuesёve.Ai nuk përtonte kurrë, punonte pa pushim, lexonte dhe studionte vazhdimisht, kurdoherë e gjeje mes librave, mes nxёnёsve, mes kolegёve.Vite me radhë ka qënë mёsues nё disa shkolla nё Rrafshin e Dukagjinit dhe mё vonё drejtues në gjimnazin “Luigj Gurakuqi”, nё Klinё dhe vitet e fundit pati dhёnё kontributin e tij si specialist arsimi.

Punën e vështirë dhe delikate të mësuesit prof.Frroku e kishte pasion. Ka nisur arsimimin të qe në rininë e hershme. Janë të shumtë shkollat dhe institucionet arsimore ku profesori ka dhёnё kontributin e tij tё pazёvendёsueshёm, ku i pati dhënë një shtysë të rëndësishme reformës në sistemin arsimor dhe pёrsosjes sё metodave tё mёsimdhёnies. E tërhiqte tema e rëndësishme e edukimit, prandaj pergatiste shumё tema dhe referate dhe mbante mjaft biseda dhe takime, kushtuar ҫёshtjeve tё zhvillimit tё arsimit nё Kosovё.

Kujtimet, mbresat dhe përshkrimet për punën, jetën dhe veprimtarinë mёsimore dhe pedagogjike të tij, të rrëmbejnë. Janë aq interesante dhe të thjeshta, saqë edhe lexuesi përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar ai në jetë, prandaj edhe lexuesi jeton me shqetësimet e tij në çdo moment. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë mёsimore të një mësuesi të njohur, ka ndodhi të gëzueshme dhe të hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse dhe të bukura për të tashmen. Përmes kujtimeve të shokëve dhe kolegëve të tij, lartësohet figura e madhërishme e prof. Frrok Gojanit, këtij edukatori, mёsuesi dhe njeriu me vlera të mëdha, lartësohet puna dhe veprimtaria, të cilën e kujtojnë me aq respekt dhe dashuri njerzit e thjeshtë, shokët, miqtë dhe nxënësit e tij të dashur. Kështu, mes shokësh dhe kolegёsh sot jo rrallë, përshkuajn plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës, veprimtarisë, punës plot përkushtim të mësuesit dhe drejtuesit të apasionuar prof. Frrok Gojani, kur jepte mësim atje në fshatin malorë të Grabanicёs, kur ishte vetёm 16 vjeҫ. Kështu ky mësues edhe periudhën e adoleshences se hershme e kreu duke dhënë mësim në fshatrat e largëta tё vendlindjes, duke perhapur ngado dije dhe kulturë.

Prof. frrok Gojani dha një kontribut të shkëlqyer për zhvillimin e arsimit, në trojet tona. Jeta e tij u shkri për çështjen e shkollës dhe arsimit shqip, për çështjen e përparimit dhe integrimit arsimor tё Kosovёs me vendet e zhvilluara perendimore. Emri i tij është tepër i njohur në trojet dardane si njohёs i historisë së arsimit, si praktikues i metodave mёsimore bashkёkohore, si mësues dhe pedagog me vizion të gjërë, si metodist me shumë përvojë dhe mbi të gjitha si njeri me vlera tё rralla. Ai ishte shembulli më i shkëlqyer, i njeriut të formuar me personalitet dhe kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera qe evidentova gjatё leximit tё kёsaj monografie teper te realizuar, tё cilёn prof. Mikeli ma dёrgoi ta shihja nё rolin e recensentit, që me nxitën të hedh në letër këto radhë për jetën, punën dhe veprën e këtij njeriu me shumë vlera në fushën e arsimit.

Të jetosh dhe tё punosh për një kohë të gjatë përkrah një njeriu me një personalitet e tillë siç ishte prof. Frrok Gojani, ishte sa e lehtë, aq dhe e vështirë. Ishte e lehtë, sepse sipas kujtimeve qe kan ruajtur kolegёt dhe bashkёkohёsit për figurën e tij, ishte njeriu me vlera të padiskutueshme, me kulture dhe vizion perendimorë, tepër i përgatitur, emocional, i dhembshur, me vizion të gjërë për jetën, familjen dhe shoqërinë. Ishte e vështirë sepse prof. Frroku kishte lindur i talentuar, donte të punonte, megjithse në kushte të vështira, në momente të tilla kur vështirësitë ekonomike nuk e favorizonin dëshirën dhe pasionin e tij.Megjithatë ai punonte, punonte dhe mblidhte vlera shpirtёrore pa u lodhur, njëkohësisht.

Kujtimet, mbresat dhe pershkrimet për punën, veprimtarinë pedagogjike dhe jetën e tij, të rrëmbejnë. Janë aq interesante dhe të thjeshta, saqë edhe lexuesi përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar ai, shkurt jeton me prof. Frrokun në çdo moment. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë drejtuese dhe mёsimore të tij, ka ndodhi të gëzueshme dhe të hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse për të tashmen. Përmes kujtimeve të shokëve dhe kolegëve të tij, lartësohet deri në zenit figura madhështore e prof.Frrok Gojanit, këtij pedagogu të madh dhe njeriu me vlera universale, të cilin e kujtojnë me aq dashuri dhe pathos njerzit e tij të dashur këtë figure të njohur në literature kombёtare pedagogjike. Atje, nё Klinёn historike, shokët dhe kolegёt e tij, sot jo rrallë përshkuajn plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës, veprimtarisë, punës plot përkushtim të prof.Frrokut në punёn mёsimore dhe drejtuese nё gjimnazin “Luigj Gurakuqi”, tё Klinёs.

Është i justifikueshëm emocioni me të cilin kolegët dhe ish studentët e tij përshkruajn sot njohjen me prof. Frrokun, këtë figurë emblematike të arsimit nё Kosovё dhe mё gjere, një njohje e bukur, thjeshtë, mbresëlënëse, e pabesueshme për figurën që mbartëte, por tepër jetësore dhe me vlera të padiskutueshme. E tillë është edhe shfaqja e dashurisë dhe respektit për shokun dhe kolegun qe nuk jeton më, vetëm me dy fjalë, dy fjalë që në fakt ndryshuan jetën e tij dhe arkitekt i këtyre dy fjalëve ishin pikërisht prof.Mikel Gojani dhe prof. Pal Canaj, thenë me shumë finesë dhe plot mirësi dhe dashuri lexuesёve, shokëve dhe miqëve të tij ngado qe i pati, pёrmes kёsaj monografie tё bukur. Kështu lindi respekti pёr kёtё njeri me vlera, qe kaloi nё jetёn e tij kohë të vështira plot peripeci dhe probleme, por falë aftёsisё, dashurisë dhe përkrahjes së këtyre shokëve dhe miqve prof.Frroku do të triumfonte ndaj tyre dhe do të pergatitej per të ardhmen, sepse kishte rrugë të gjatë dhe të vështirë për të bërë.

Prof.Frrok Gojani ka lindur në Fshatin Duganievё tё Klinёs në vitin 1934, ku kreu arsimin fillor, ndersa studimet e mesme i vijoi në Pejё e Prizren. Studimet e larta i perfundoi nё Shkollёn e Lartё pedagogjike tё Prizrenit në degёn e gjuhёs dhe letersisё shqipe. Për disa vite me radhë punoi si mësues në zona të thella malore të Rrafshit të Dukagjinit dhe më vonë u vendos në shkolla të ndryshme në rrethina tё Klinёs.Megjithse po kalonte vështirësi të mëdha në jetë, pasi Kosova vuante nёn pushtimin serb, prof.Frroku ndjente edhe gëzim e krenari, sepse po punonte me vullnet dhe perkushtim për pёrhapjen e arsimit, dijes dhe shkences pedagogjike shqiptare. Ardhur nga Duganieva në fshatra, pёr tё mёsuar vocrrakёt e varfёr kosovarё, mёsuesi i ri po i ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi. S’kishte si ndodhte ndryshe për një njeri, për një talent dhe metodist tё mёsuesisё që kishte hedhur ide, kishte organizuar me shumё passion bisedat dhe diskutimet e para shkencore pedagogjike dhe didaktike që në vitin 1958, për të mos u ndaluar për asnjë çast deri më 28.11.2020, kur zemra e tij pushoi së rrahuri. Janë me dhjetra aktivitetet e organizuara prej tij, me qindra kumtesa të mbajtura në fushën e arsimit dhe pedagogjisë, në takime dhe simpozeume lokale dhe kombëtare, me qindra artikujt pedagogjikё tё mbajtura para kolektivave mёsimore.Ai kurrë nuk pushoi, kurrë nuk u përkul para vështirësive qe i dilnin pёrpara, ndonse ishin të shumta.

Gjithë jeta dhe vepraimtaria e tij iu kushtua zhvillit të arsimit dhe përhapjes së shkollës shqipe. Ai ishte një rilindas i ditëve tona, sepse i donte me shpirt rilindasit e mёdhenj si Naimi, Ndre Mjeda, Asdreni, Ҫajupi, Pashko Vasa, Filip Shiroka etj. Vargjet e tyre i recitonte me shumё passion para nxёnёsve nё orёt e kёndёshme tё mёsimit qe organizonte. U bë shpejt figurë e njohur falë punës dhe djersës së tij brenda dhe jashtë vendit. Është meritë e shokëve dhe miqve të tij që na freskojnë kujtimet dhe mbresat, jo vetëm për aktivitetin e prof. Frrokut brenda vendit, por edhe udhëtimet e tij në Shqipёri për të ndihmuar dhe shkёmbyer pervoja nё zhvillimin e arsimit shqip, si dhe përhapjen e gjuhës shqipe në mjaft shkolla nё Kosovё, për të cilat hartoi edhe një mori metodash dhe literature metodike për funksionimin e zhvillimin e metodave tё mёsimdhёnies. Kështu i ndihmoi prof.Frrok Gojani miqtë e tij mёsues dhe shkollat kudo ishin.

Takohej shpesh prof.Frroku me kolegёt e tij mёsues në Klinё, bisedonin për çështje të arsimit dhe shkollës dhe vihej re se herepashere shfaqte interesa intelektuale, mёsimore dhe pedagogjike për frymën e re perendimore qe po hynte në shkollat kosovare, pёr tekstet e unifikuara qe kishin nisur tё praktikoheshin nё Kosovё. Kjo ndjesi vinte nga përkushtimi dhe solidariteti njerzor vetëmohues dhe deshira qe kishte profesori për të kontribuar në reformën e re arsimore qe kishte marrë rrugë. Ai njeri i arritjeve të mëdha ishte një shembull i shkëlqyer i vlerave njerëzore, nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm të fushës së pedagogjisë dhe didaktikës, si dhe shoqëria njerëzore në ditët e sotme. I tillë ishte Prof.Frrok Gojani, mësues i nderuar, metodist i pasionuar, pedagog i shkëlqyer, drejtues vizionar dhe njeri i përkryer. Pёrmes kujtimeve tё kolegёve dhe ish – nxёnёsve tё tij, synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të një njeriu, humbja e të cilit në moshën 86 vjeçare, preku thellë jo vetëm familjen Gojani, por edhe mbarё Kosovёn, Shqipërinë dhe më gjërë. Ishte një humbje e madhe edhe për shkencën pedagogjike dhe arsimore shqiptare. Korifej të tillë lindin rrallë, por mbeten përgjithmonë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e popullit.

Është i justifikueshëm emocioni me të cilin kolegët dhe ish nxënësit e tij përshkruajn sot njohjen dhe punën plot përkushtim me mësues Frrokun, këtë figurë të njohur të arsimit sidomos nё Rrafshin e Dukagjinit, ku punoi për vite me radhë, një njohje e bukur, e thjeshtë, mbresëlënëse për figurën që mbartëte, por tepër jetësore dhe me vlera të padiskutuashme.E tillë është edhe shfaqja e respektit, mirënjohjes dhe dashurisë për shokun dhe kolegun qe sot nuk jeton mё, pas plot 50 viteve punë në edukimin e brezave.

Ai do jetë perseri mes kolegëve dhe nxënësve të tij të dashur.Njerëz të tillë lindin për shoqërinë dhe përkushtohen për t’i sherbyer me devotshmëri asaj, prandaj mbeten përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e popullit.

Ngjarja paraprake

Seksi në kohën e koronavirusit: Si ta mbroni veten në një pandemi

Ngjarja e ardhëshme

Nuk iu hap parashuta, vdes 30 vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian