Figurat e uniformuara me diploma të fabrikuara!

February 13, 2022
min lexim

Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet në rajonin e Ballkanit ku më së shumti fabrikohen tituj shkencor dhe akademik me diploma false, respektivisht, prodhohen kuadro pa mbulesë profesionale dhe intelektuale! Përderisa një pjesë e madhe e komandantëve të luftës u ngritën në gradën e gjeneralit pa akademi ushtarake, pjesa tjetër e politikanëve të pasluftës u ngritën në tituj profesional dhe shkencor pa hyrë asnjëherë në amfiteatrin e universiteteve private, pasi për universitetin publik të Prishtinës u kishte “ikur” mosha adekuate për studim!

Figurat e uniformuara politike dhe ushtarake, produkt i fabrikimit klandestin

Në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet shqiptare në përgjithësi, gjëja më e lehtë në rrethanat e pluralizmit politik, e në veçanti në periudhën e pasluftës, më së lehti ishte për t’u bërë gjeneral dhe intelektual. Përderisa për t’u graduar në gjeneral mjaftonin uniforma dhe disa foto të shkrepura gjatë kohës së luftës në Kosovë, për t’u bërë intelektual mjaftonte një kostum i bukur, një kravatë (kollare) dhe një palë syze me dioptri “00”!

Mirëpo puna më e vështirë kanë qenë titujt e ulët, siç është statusi i veteranit! Për të ardhur deri tek statusi i veteranit ishin një mori kushtesh që duheshin plotësuar, filluar nga afërsia familjare apo serviliteti ndaj liderëve partiakë të krahut të luftës dhe jo vetëm, ngase edhe disa nga krahu paqësorë u bënë veteranë pa qenë fare në luftë!

Në mungesë të këtyre dy të parave, është dashur ta kesh “xhepin e nxehtë” për të përfituar statusin e veteranit, pa të pyetur askush se pjesë e cilës brigadë apo zonë ishe gjatë luftës, madje pa të pyetur askush në cilin shtet evropian ndodheshe si azilant gjatë periudhës së luftës!

Ngritjes artificiale të veteranëve i parapriu ngritja artificiale e figurave të uniformuara, gjegjësisht gjeneralëve dhe intelektualëve, doktorëve të shkencave dhe akademikëve pa asnjë vepër shkencore!

Për këto anomali të dëmshme për të ardhmen e shtetit jemi fajtorë të gjithë nga pak, por më së shumti janë ata që prodhuan diploma false dhe jo vetëm, fajtorë janë edhe veteranët e vërtetë që e njohin mirë njëri-tjetrin nga koha e luftës, e dinë mirë kë e kanë pasur pranë në zonën, brigadën apo pikën e pozicionuar gjatë luftës çlirimtare!

Andaj, është krejtësisht e pajustifikueshme heshtja e luftëtarëve, veteranëve të vërtetë të luftës çlirimtare që nuk i denoncojnë veteranët e rrejshëm, filluar nga familja, lagja, fshati apo qyteti që i përkasin.

Ngase nuk e përballon asnjë lloj logjike e shëndoshë që statusin e veteranit që e gëzon ushtari i vërtetë dhe invalidi i luftës çlirimtare, ta kenë dezertorët, tradhtarët dhe matrapazët e luftës të cilët janë pasuruar mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e një popullate të tërë!

Figurat e uniformuara, me aftësi të kufizuara intelektuale

Në dukje të parë, të gjitha figurat e uniformuara janë të njëjta, por kur i studion veprimet e tyre dhe kur i dëgjon fjalimet e tyre në parlament dhe nëpër studiot televizive, atëherë e vëren çartë dallimin në mes intelektualëve të vërtetë dhe pseudointelektualëve.

Shprehjet e ulëta dhe gjuha vulgare e shpërfaqin nivelin (e ulët) të intelektualëve me diploma universitare të fabrikuara apo të blera në shkollat e natës, të barasvlershme me ciklin e ulët dhe atë para universitar.

Akoma më keq shpërfaqen figurat e uniformuara ushtarake apo gjeneralët e fabrikuar në takim me homologët e tyre perëndimor, kur përveç mungesës së njohurive të përgjithshme ushtarake, u mungojnë eksperiencat profesionale dhe strategjike në fushën e artit ushtarak.

Kësisoj, figurat e uniformuara politike dhe ushtarake me diploma të fabrikuara janë kthyer në pseudovlera, pasojat e të cilëve po i vuan një popullatë e tërë!

Arsyeja pse populli nuk reagon ndaj këtyre dukurive, sa të dëmshme po aq negative të shoqërisë sonë, është çështje për t’u diskutuar më thellë dhe më gjerë, por nuk mund të themi që nuk i njehë si të tilla. Ashtu siç di populli t’i dallon mirë pulat e “kamionit” nga ato të fshatit, i dallon edhe intelektualët e vërtetë nga ata të fabrikuarit, i dallon veteranët e vërtetë nga ata mashtrues!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Incident i rrallë: Aeroplani bën ulje emergjente, brenda tij u pa një gjarpër

Story i radhës

Tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona!

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë