Figo: Këto dy skuadra janë favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Ish futbollisti portugez, Luis Figo ka zgjedhur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Klubet do të duhet të luftojnë me Real Madridin, por të preferuarit e mi janë Manchester City dhe Bayern”, tha Figo në një intervistë për Marca.

Kujtojmë, me short u vendos që Manchester City dhe Bayern të luajnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, çka sipas futbollistit portugez do të thotë se njëri prej tyre do të shkojë deri në fund. Çiftet e tjera çerekfinale janë Real Madrid dhe Chelsea, Inter dhe Benfica, si dhe Milan e Napoli.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Olta kërcënon Nitën: Më voto për lider grupi ose të nxjerr si Ermionën

Story i radhës

Papa Françesku shtrohet në spital për “disa ditë” për shkak të një infeksioni pulmonar

Të fundit nga