Fifi zbulon kuptimin e veçantë të tatuazhit dedikuar partnerit të saj

Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.

Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se këtë fjalë që ka gdhendur ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë së fundmi është konfirmuar se “stracciatella” e Fifit e ka emrin në realitet Xhuljo Tabaku. “iconstyle.al” vuri re ditën e djeshme se Fifi ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i zemrës, Xhuljo.

Ngjarja paraprake

Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ngjarja e ardhëshme

Ramos flet për fitoren në El Clasico dhe penalltinë e shumëpërfolur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian